Lajme

SHBA: Një tjetër marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, është larg

12/08/2023 07:32
nga:Y I

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër marrëveshjes për një pauzë të re humanitare në luftë.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar i lartë i Hamasit paralajmëroi se mundësia e kthimit të pengjeve në shtëpi “po pakësohej” ndërkohë që sulmet e Izraelit vazhdonin.

Një armëpushim jetëshkurtër në fund të muajit të kaluar siguroi lehtësim për palestinezët dhe lejoi që disa nga pengjet e Hamasit të liroheshin, megjithëse rreth 138 persona janë ende në burgje.

Izraeli rifilloi bombardimet e tij ndaj Gazës pasi marrëveshja përfundoi të premten e kaluar.

Kujtojmë se me rifillimin e luftimeve në Gaza, me mijëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.