Lajme

SHBA: Mbi 30 mijë luftëtarë të “Wagner” janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

02/18/2023 08:18
nga:Y I

Mbi 30 mijë luftëtarë mercenarë të grupit paramilitarë rus, Wagner, janë vrarë ose janë plagosur që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Kështu bëjnë të ditur zyrtarë amerikanë.

Është zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili ka thënë se ky grup ka pësuar humbje të mëdha në javët e fundit, me rreth 9 mijë luftëtarë që janë vrarë në beteja, raporton BBC.

“Wagner” ka rekrutuar shumë nëpër burgjet ruse dhe Kirby ka thënë se shumica e viktimave ishin të dënuar të patrajtuar.

Megjithë të vrarëve “Wagner”, ka bërë rigrupime në qytetin e Bakhmut.

Disa nga luftimet më të ashpra janë bërë për ta marrë hapësirë në pjesën lindore të qytetit dhe mercenarët e “Wagner” janë përfshirë fuqishëm në përpjeket ruse për ta marrë atë.

Se në këtë zonë ka pasur luftime të ashpra e kanë thënë edhe nga Moska.