Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së diplomatit amerikan Gabriel Escobar se SHBA-të e përkrahin plotësisht propozimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.
Kryeziu thotë se ky është zhvillimi më i rëndësishëm gjë që nuk kishte ndodhur disa vite më parë, raporton Gazeta Blic.
“Marrëveshja që synohet të arrihet brenda javësh, përveç dinamikës, afatit kohor, situatës së ndikuar nga rrethanat e pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, duket se zhvillimi më i rëndësishëm është dakordimi mes SHBA-së dhe Gjermanisë e Francës, gjë që nuk kishte ndodhur dy-tre vjet më parë”
Tutje Kryeziu thotë se Presidentja dhe Kryeministri e kanë detyrim kushtetues që t’u drejtohen qytetarëve për të sqaruar qëndrimin shtetëror në lidhje me propozimet dhe zhvillimet e fundit.
Postimi i plotë:


