Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë hedhur ndihma humanitare në pjesën veriore të Gazës, ku Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se uria është shumë e theksuar.
Komanda Qendrore e ShBA-së tha se i hodhi paketat së bashku me Forcën Ajrore Mbretërore Jordaneze.
Kjo komandë tha se dërgesa do të ofrojë lehtësim thelbësor për civilët në Gaza të prekur nga konflikti.
“Operacioni i kombinuar i përbashkët përfshinte ushqimin e ofruar nga Jordania dhe tre avionë C-130 të Forcave Ajrore të ShBA-së”.
“Aeroplanët amerikanë C-130 hodhën ushqim, duke ofruar ndihmë humanitare në veri të Gazës”, thuhet tutje në njoftim.