Lajme

ShBA: Kjo 10-vjeçare është identifikuar si viktimë e të shtënave në shkollë

05/26/2022 07:10
nga:Q R

10-vjeçarja Tess Marie Mata është identifikuar si viktimë e të shtënave në shkollë

Tess Marie Mata, 10 vjeçare, është identifikuar si një nga viktimat e vrarë në shkollën Robb Elementary, tha motra e saj për gazetën Washington Post.

Faith Mata, një student kolegji në Universitetin Shtetëror të Teksasit, i tha gazetës se Tess, një nxënëse e klasës së katërt, i pëlqente vallëzimet në TikTok, këngëtarja Ariana Grande dhe ekipi i bejsbollit Houston Astros.

10-vjeçarja bëhet e ditur se po kursente para në mënyrë që e gjithë familja të shkonte në Disney World, tha Mata.

“Engjëlli im i çmuar, ti je e dashur aq shumë. Në sytë e mi ti nuk je viktimë, por e mbijetuar. Të dua përgjithmonë motër e vogël. Krahët e tu u ngritshin më lart se sa mund të ëndërroje ndonjëherë”, ka postuar Mata në Twitter.