Disa retorika alarmante vijnë nga Sekretari amerikan i Shtetit, pas takimit të tij me partnerët evropianë dje në Paris.
Marco Rubio tha vetëm pak çaste më parë nga kryeqyteti francez se SHBA-ja do të largohet nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka shenja të qarta përparimi në ditët në vijim.
“Ne duhet të kuptojmë këtu tani, brenda disa ditësh, nëse kjo marrëveshje e paqes është e realizueshme në afat të shkurtër, sepse nëse nuk është, atëherë mendoj se ne thjesht do të vazhdojmë përpara”, tha ai.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj të tjerë”, shtoi Rubio.