Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e publikuar më 28 nëntor 2026, Rubio ka theksuar marrëdhëniet e forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas tij, bazohen në sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve.
Ai ka mirëpritur thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA-në në çështjet kryesore të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë, të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve. Ne e mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”.
Rubio ka veçuar edhe bashkëpunimin në përballjen me grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe kërcënimet kibernetike, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë.
“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të sigurt dhe më të begatë”, ka theksuar Rubio.
Në fund të mesazhit, sekretari amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për të thelluar të gjitha aspektet e marrëdhënieve të dobishme për të dyja vendet.


