Lajme

ShBA-ja sekuestron një cisternë nafte pranë Venezuelës, Karakasi dënon “aktin e piraterisë”

12/11/2025 10:01
nga:Sh R

Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha presidenti Donald Trump, duke shënuar një përshkallëzim të mprehtë në fushatën e presionit të Uashingtonit kundër qeverisë së Nicolas Maduro.

“Sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës – një anije cisternë të madhe, shumë të madhe, më e madhja e sekuestruar ndonjëherë në fakt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Duke publikuar një video të sekuestrimit, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e përshkroi anijen si një “anije cisternë nafte bruto të përdorur për të transportuar naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani”.

Karakas e denoncoi shpejt veprimin, duke e quajtur atë një akt “piraterie ndërkombëtare”.

Më parë, Presidenti Maduro deklaroi se Venezuela nuk do të bëhej kurrë një “koloni nafte”.