Lajme

ShBA-ja pranon të lehtësojë sanksionet e vendosura nga Trump ndaj Kubës

05/17/2022 07:30
nga:G B

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar planet për të lehtësuar sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Kubës nga ish-presidenti Donald Trump.

Sipas masave të reja të miratuara nga administrata Biden, kufizimet për dërgesat familjare dhe udhëtimet në ishull do të lehtësohen.

Do të përshpejtohet edhe procesimi i vizave amerikane për kubanezët.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se masa do t’i lejojë qytetarët kubanë të ndjekin një jetë të lirë nga “shtypja e qeverisë”.

Lehtësimi i sanksioneve do të bëjë që të hiqet një kufi në dërgesat e emigrantëve – fondet e dërguara nga emigrantët në ShBA për anëtarët e familjes në Kubë. Më parë migrantët u penguan të dërgonin më shumë se 1000 dollarë çdo tre muaj.

Donacionet për anëtarët jo të familjes do të lejohen gjithashtu sipas planeve të reja.