Sporti

SHBA-ja është kombëtarja e parë që zbarkon në Katar për Kupën e Botës

11/11/2022 21:40
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara zbarkoi në Doha këtë të premte, duke u bërë e para që mbërriti në Katar, ku do të zhvillohet Kupa e Botës 2022.

Nëntë nga 26 amerikanët e thirrur mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Hamadit, të udhëhequr nga trajneri Gregg Berhalter dhe pjesa tjetër e të zgjedhurve do të mbërrijnë në Katar në ditët në vijim, pas pushimit në ligat evropiane të klubeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Shtetet e Bashkuara janë pjesë e grupit B të kompeticionit, me Anglinë, Uellsin dhe Iranin.