Lajme

SHBA-ja dhe 17 vende të tjera i kërkojnë Hamasit të lirojë pengjet, t’i japë fund krizës në Gaza

04/25/2024 16:03
nga:G B

Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera lëshuan të enjten një apel për Hamasin që të lirojë pengjet e sëmurë, të moshuar dhe të plagosur, si një rrugë për t’i dhënë fund krizës në Gaza.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza për më shumë se 200 ditë”, thuhet në një deklaratë të vendeve, në atë që një zyrtar i lartë amerikan e quajti një shfaqje të jashtëzakonshme të unanimitet, raporton Reuters.

Të 18 vendet kanë të gjitha shtetas të mbajtur nga Hamasi gjashtë muaj pasi grupi militant palestinez filloi sulmin e tij më 7 tetor në jug të Izraelit dhe vrau 1200 njerëz.