Lajme

SHBA-ja dëshiron që Ukraina të mbajë zgjedhje pas një armëpushimi, thotë i dërguari i Trumpit

02/01/2025 18:08
nga:Sh R

Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të mbajë zgjedhje, potencialisht deri në fund të vitit, veçanërisht nëse Kievi mund të bie dakord për një armëpushim me Rusinë në muajt e ardhshëm,

Kështu tha për Reuters, zyrtari më i lartë për Ukrainën i presidentit Donald Trump.

Keith Kellogg, i dërguari special i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha në një intervistë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Ukrainës, të pezulluara gjatë luftës me Rusinë, “duhen bërë”.