Lajme

SHBA-ja dërgoi aeroplanë luftarakë në Poloni

04/05/2022 09:35
nga:Astrit Gashi

SHBA-ja ka dërguar aeroplanë bombardues luftarakë F / A-18C Hornet në bazën ajrore në qytetin polak të Lask.

Sipas Komandës së Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, aeroplanët nga Krahu i Dytë Ajror i Forcave Detare u vendosën në Poloni nga pjesa kontinentale e Shteteve të Bashkuara, nga baza ajrore Beaufort në Karolinën e Jugut.

Në Poloni ka mbërritur edhe aeroplani cisternë KC-130J Hercules, raportojnë mediat e huaja.

“Dërgimi i aeroplanëve në Evropën Lindore synon të mbështesë mbrojtjen kolektive të NATO-s”, thuhet në porosi. Përveç kësaj, njësitë e kontrollit ajror të Trupave Detare janë vendosur në Lituani.

“Rivendosja e shpejtë e forcave amerikane do të forcojë menjëherë pozicionin parandalues dhe mbrojtës në krahun lindor të NATO-s. Ky dislokim është kryer në koordinim të plotë me vendet pritëse dhe autoritetet ushtarake, dhe megjithëse me natyrë të përkohshme, është një masë e arsyeshme për të rritur gatishmërinë dhe forcojë mbrojtjen kolektive të Evropës gjatë kësaj periudhe të pasigurisë”, tha ushtria amerikane.

“Transferimi i forcave amerikanë në bazën ajrore Lask në Poloni ka për qëllim forcimin e aftësive të mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe mbështetjen e misionit të patrullimit ajror të aleancës”, thuhet në deklaratë.