Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për zhvillimet në Nagorno-Karabakh, duke bërë thirrje për t’u ulur tensionet.
Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se janë thellësisht të shqetësyar dhe janë duke i ndjekur nga afër raportet e luftimeve intensive rreth Nagorno-Karabakut.
“Ne kërkojmë hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Rritja e fundit e tensioneve nënvizon nevojën për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të të gjitha çështjeve të mbetura që lidhen ose rezultojnë nga konflikti i Nagorno-Karabakut”, thuhet në njoftim.


