Lajme

ShBA ia përmend Serbisë sulmin në Banjskë, kjo është kërkesa e tyre

02/08/2024 22:51
nga:G C

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ajo në Këshill të Sigurimit në OKB, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë ndonjë veprim për t’i dënuar kryerësit e këtij krimi që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

“Sa i përket ndaj paqes që vijnë jashtë Kosovës. ShBA rithekson dënimin e sulmeve paramilitare serbe ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të një polici të Kosovës. 4 muaj kanë kaluar Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që kanë planifikuar dhe ekzekutuar. Lideri i vetëquajtur i sulmit mbetet në Serbi i lirë. I bëjmë thirrje Serbisë të kërkojë llogari të plotë nga vepruesit, organizatorët e këtij sulmi”, tha ajo.

Tutje ajo tha që Serbia duhet të bashkëpunoj me KFOR-in në mënyrë që këso lloj sulmesh të mos ndodhin më.

SHBA: U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese