Lajme

SHBA e mirëpret marrëveshjen e Ohrit: Sa më shpejt të fillojë zbatimi i detyrimeve nga të dyja palët

03/19/2023 10:48
nga:G B

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka reaguar për takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq në Ohër, ku ata janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordimin për zbatimin e marrëveshjes.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në Twitter./Gazeta Blic/

 

 

 

Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, pasi Serbia refuzoi nëshkrimin