Ka nisur një nga ndeshjet më të shumëpritura të fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me Belgjikën në një duel që premton spektakël dhe emocione deri në fund.
Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar një turne të shkëlqyer deri në këtë fazë dhe synojnë të sigurojnë një vend mes tetë skuadrave më të mira të botës.
SHBA vjen me besim të lartë pas paraqitjeve pozitive në raundet e mëparshme, ndërsa Belgjika mbetet një kundërshtar i fortë me shumë cilësi dhe përvojë në skenën ndërkombëtare.
Fituesi i këtij takimi do të sigurojë kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën.
/GazetaBlic Sport


