Lajme

SHBA deporton gabimisht dy shtetas aziatikë në Sudanin e Jugut

05/21/2025 07:26
nga:Y I

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka deportuar në mënyrë të paligjshme dy shtetas aziatikë në Sudanin e Jugut, sipas avokatëve të imigracionit.

Një avion me migrantë nga Mianmari dhe Vietnami u ul atje, ndonëse një vendim gjykate ndalon SHBA-në të dëbojë migrantë në vende të treta pa u dhënë atyre mundësinë për të kundërshtuar.

Gjykatësi Brian Murphy kishte urdhëruar më 18 prill që dëbimet e tilla të ndalohen, raporton BBC.

Një avokate tha se klienti i saj vietnamez u largua pa dijeni, ndërsa një tjetër shtetas nga Mianmari refuzoi të nënshkruante dokumentin e dëbimit.