Lajme

ShBA afër përfundimit të bisedimeve të marrëveshjes dypalëshe të sigurisë në Ukrainë

05/30/2024 20:40
nga:Y I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër përfundimit të një marrëveshjeje që do të siguronte marrëveshjen dypalëshe të sigurisë me Ukrainën që presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi vitin e kaluar në një takim të G7, ka thënë një burim për Reuters.

Kombet e G7-ës, të udhëhequra nga Uashingtoni, shpalosën një kornizë në korrik për sigurinë afatgjatë të Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

Komentet nga zyrtari vijnë pas një raporti të ‘Financial Times’ të publikuar më herët sot, i cili pretendonte se një marrëveshje ishte afër.