Trajneri i mirënjohur kosovar, Fikret Shatri ka dhënë një rrëfim emocionues në lidhje me aktivitetin e tij gjatë luftës çliritmare në Kosovë.
Shtari, i’u bashkua UÇK-së, duke dhënë kontributin e tij maksimal për çlirimin e vendit, mision i cili nuk ishte aspak i lehtë.
Për dokumentarin ‘Expose‘, ai tregoi se si më 17 maj 1998, ra në priten e forcave serbe dhe arrestohet së bashku me bashkëluftëtarin e tij, Avni Shala.
Atje kishte dhunë dhe malltretime të madhe fizike ndaj tij dhe Shalës, të cilat ndikuan që Shatri të gjejë forcën dhe të arratiset nga ai burg që gjendej në Pejë, duke kërcyer nga kati i tretë, ku mori edhe lëndime jo të lehta.
“Unë dhe Avni Shala jemi burgosur dhe jemi rrahur brutalisht nga udbashët serbë me orë të tëra në stacionin e Policisë në Pejë, duke tentuar të marrin informata. Njëri prej tyre që ushtronte shumë dhunë ndaj nesh, e largoi çelësin nga pantollonat, porcesi ‘dajak’, ujë, tualet, atij i shkoi neveri dhe e la çelësin në fund të zyres në tavolinë, pas një vazo të luleve. Para mëngjesit, pas dy, tre tentimeve, kam arritur të arratisem nga aty, duke kërcyer nga kati i tretë. Normalisht, ai kërcim m’i ka sjellur pasojat, por që edhe i vdekur pas atij kërcimi, do të kishte qenë më mirë se sa të qëndroja në duart e një pushteti barbar, i cili ka qenë i instaluar. Jam shëruar për një muaj dhe pas asaj, kam vazhduar veprimtarinë me mobilizim dhe me sjellje të armëve nga Shqipëria në Kosovë“, tha Shatri.
/GazetaBlic Sport/


