Lajme

Sharr Travel nderohet me çmimin si Agjencia Turistike më e mirë mbarëshqiptare 2023

10/01/2023 13:52
nga:K G

Kompania mê e madhe turistike në Kosovë ”Sharr Travel” sonte në Tiranë është vlerësuar me çmimin si Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare.

Ky organizim për herë të parë në Shqipëri është organizuar nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ia ndau çmimin drejtorit të kësaj agjensie, Ruzhdi Kurtishajt.

E, Kurtishaj falënderoi për besimin që qytetarët i kanë dhënë ndër vite Agjensionit ”Sharr Travel”.

“ I nderuar të pranoj çmimin e veçante “Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare 2023 “ nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës , njëkohësisht mik shumë i mirë i imi dhe gjithë qytetarëve të Kosovës z. Pjerin Ndreu!
Ky çmim është i të gjithë qytetarëve qe besuan në shtëpinë e përbashkët Sharr Travel. Falenderoj veçmas secilin nga ju per besimin e dhënë ndër vite!“ , shkruan Kurtishaj.

Ai ka thënë se ky çmim iu takon qytetareve tē Kosovës që në vazhdimēsi i kanë besuar kompanisë Sharr Travel.