Trajneri i Rilindjës 1974, Faruk Statotvci ka qenë në qendër të vëmendjes me reagimin e tij në ndeshjen ndaj Trepçës.
Ai ka sharë dhe ka ofendura rëndë gjyqtarët e ndeshjes, madje ka eskaluar me veprimet e tij si asnjëherë më parë, transmeton GazetaBlic Sport.
Statovci ishte i pakënaqur me referim, por që sjelljet e tij ishin të turpshme dhe të papranueshme në drejtim të gjyqtarëve, për të cilat u ndëshkua me karton të kuq.
Komisioni disiplinor ka hapur procedurë ndaj tij, siç thuhet “hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon”.
Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.
/GazetaBlic Sport/


