Euro2024

Shaqiri realizoi eurogol, krejt tifozët e Zvicrës i këndojnë futbollistit pas ndeshjes

06/20/2024 09:06
nga:Lorik J

Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar dje ndaj Skocisë me rezultatin 1-1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro2024.

Golin e barazimit për Zvicrën në këtë duel e ka shënuar Xherdan Shaqiri, i cili me një goditje fantastike nga jashtë zona e çoi topin në rrjetë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes normalisht se tifozët e Zvicrës e nderuan futbollistin shqiptar, duke i dhënë përkrahje.

“O Xherdan Shaqiri”, ishte kënga e tyre pas përfundimit të takimit.

Më poshtë keni pamjet e bukura: