Sporti

Shaqiri realizoi dy gola ndaj Turqisë, kështu festojnë shqiptarët e Zvicrës

06/20/2021 21:45
nga:E K

Zvicra ka fituar bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 3-1.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Haris Seferovic në minutën e 6’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e dytë për zviceranët e shënoi shqiptari, Xherdan Shaqiri, pas një goditje të bukur teknike në minutën e 26’të të takimit.

Në pjesën e dytë të parët shënuan turqit.

Kahveci iu kundërpërgjigj Shaqirit duke realizuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 62’të të takimit.

Shaqiri shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Zvicrën në minutën e 68’të të takimit.

Qytetarët shqiptarë kanë mbushur rrugët e Zvicrës duke festuar fitoren e Kombëtares Zvicerane.

Në qytetin e Zvicrës Vevey shihen flamuj shqiptarë dhe zviceran në festimet e qytetarëve për fitoren e Kombëtares së Zvicrës.

/GazetaBlic Sport/