Sporti

Shaqiri në MLS, Lyoni lëshon një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë gjë

02/04/2022 20:24
nga:Mergim Rreci

Sipas informacioneve të fundit, Xherdan Shaqiri po largohet nga skuadra e Lyon.

Ishte një aventurë aspak e mirë për Shaqirin në Francë, atje ku nuk tregoi dot vlerat e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave franceze dhe atyre zvicerane, Shaqiri do të transferohet në  Çikago, MLS.

Ai ka kërkuar largimin nga Olympique Lyon dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e kësaj fundjave, këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Drejtuesit e Olympique Lyonnais dhe Peter Bosz bëjnë të ditur se kanë plotësuar kërkesën e Xherdan Shaqirit që të mund të nisin diskutimet me një klub MLS si pjesë e një transferimi të ardhshëm.
Për pasojë, mesfushori zviceran nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë nesër në mbrëmje drejt Monakos në kuadër të ditës së 23-të të Ligue 1“, shkruhet në komunikatën e klubit.