Sporti

Shaqiri me mesazh emocionues pas largimit nga Liverpooli

08/24/2021 22:12
nga:Lorik J

Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli pas tri vitesh qëndrim.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ka zgjedhur të luaj për Lyonin në Francë.

Në profilin e tij në Instagram, Shaqiri u ka dërguar mesazh lamtumirës tifozëve të Liverpoolit.

“Të dashur tifozë të Liverpoolit! Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e pabesueshëm Anfield. Faleminderit për përkrahjen tuaj. Gjithë të mirat dhe shëndet. Xherdan #YNWA” ka shkruar Shaqiri.