Xherdan Shaqiri e quajti Pep Guardiolën trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.
– Keni pasur shumë trajnerë. Kush ishte më i miri?
– “Do të thoja Guardiola. Taktikisht dhe për sa i përket ndërtimit të lojës, ai është më i miri. Ai u përpoq të nxiste një revolucion futbolli në Gjermani dhe te Bayern, dhe mendoj se ia doli mbanë. Kam punuar me shumë trajnerë të shkëlqyer dhe të suksesshëm. Duhet të përmend edhe Ottmar Hitzfeld, një zotëri të vërtetë me të cilin ndihem shumë i lidhur – një trajner nga një epokë tjetër”, tha Shaqiri për mediat ndërkombëtare.
– Po shokët e ekipit? Ju keni luajtur përkrah kampionëve të mëdhenj te Bayern dhe Liverpool. Kush spikati më shumë?
– “Është e vështirë të përmend vetëm një. Kam luajtur me shumë lojtarë të shquar, të gjithë të ndryshëm dhe të pakrahasueshëm. Por nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Ribery. Ai luajti të njëjtin rol si unë, dhe që nga seanca e parë stërvitore më bëri përshtypje. Jashtë fushës ai ishte i qeshur dhe i qetë, por brenda saj ishte i pamëshirshëm. Driblimi i tij, niveli i tij – i pabesueshëm. Franck është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll”, tha mesfushori i Baselit.
/GazetaBlic Sport


