Olympique Lyon do të udhëtojë në Glasgow për ndeshjen e parë të grupeve në Europa League kundër Rangers të enjten, por pa Xherdan Shaqirin.
Siç raportohet nga mediat franceze, Shaqiri është vaksinuar një herë, prandaj Ministria Franceze e Sporteve urdhëroi një karantinë shtatë-ditore pa mundësinë për t’u stërvitur në rast se Shaqiri do të udhëtonte në Skoci me ekipin, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari do të humbte ndeshjen e kampionatit të dielën kundër Paris Saint-Germain dhe takimin e së mërkurës kundër Troyes, në rast se do të udhëtonte në Skoci, andaj trajneri nuk ka rrezikuar.
Rangers dhe Lyon takohen të enjten me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


