Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin Kushnini i Hasit, ku ka përjetuar mbështetje të madhe nga banorët.
“Me bindje të fuqishme, banorët e këtij fshati të mrekullueshëm shprehën përkrahjen për fitoren tonë më 12 tetor,” tha Totaj, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe energjinë pozitive të qytetarëve.
Ai shtoi se rrugën e zhvillimit do ta vazhdojnë së bashku me komunitetin, duke theksuar angazhimin e tij për projekte konkrete që sjellin përfitime për të gjithë banorët.


