Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC, e cila mbledh personalitete të zgjedhura nga e gjithë bota, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se në këtë ngjarje morën pjesë senatorë dhe kongresmenë amerikanë, ndërsa kulmi i ceremonisë ishte fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump.
Totaj e cilësoi ngjarjen si të jashtëzakonshme dhe një rikonfirmim të vlerave dhe influencës amerikane, duke theksuar rëndësinë e miqësisë amerikano-kosovare.


