Policia ka njoftuar se një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash.
Ndërkohë, siç raportohet në medie bëhet fjalë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka.
Madje, bllokimi i llogarive të tij u bë e ditur edhe nga miqtë e depetutetit.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, njofton Policia.


