Lajme

Shala: Sistemi i rimbursimit të dispozitave do të duhej të vinte më herët në Kosovë

02/28/2024 08:59
nga:N K

Drejtoresha e organizatës joqeveritare EkoZ, Egzona Shala ,në një intervistë për Gazetën Blic ka thënë se sistemi i dispozitave që pritet të vijë në Kosovë do të duhej të finalizohej më herët.

Shala njoftimin e ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, lidhur me sistemit të rimbursimit të dispozitave në Kosovë e ka vlerësuar si iniciativë të vonuar.

“Sistemi i rimbursimit të dispozitave do të duhej të ndodhte më herët ,ndërsa ky është i mirë sepse e krijon rrugën e një sistemi i cili nuk ka funksionuar deri më tani në Kosovë “,tha ajo për Gazetën Blic.

Sistemin e rimbursimit të dispozitave që pritet të vijë në Kosovë, Shala e ka vlerësuar si njërën ndër inciativën më të mira në vendet e rajonit.

“Është njëra ndër iniciativat më të mira e cila është vlerësuar në të gjitha , shtetet e rajonit si njëra ndër iniciativat e cila i ka dy aspekte pozitive: E krijon vlerësimin e mbeturinës si një produkt ekonomik , dhe e redukton mbetjen e cila përfundon si deponi në tokë “,tha ajo për Gazetën Blic.

Sipas Shalës ky sistem i reciklimit do të duhet vite për të ardhur në Kosovë përshkakë se ky projekt është ende në proces të tenderimit.

“Ky sistem i reciklimit do të duhet vite për të ardhur në Kosovë ,fillimish duhet të përzgjidhet ofruesi i shërbimit pastaj të vendosen vendet e grumbullimit të produkteve të qelqit,letrës apo të plastikës që do të merëë kohë dy vite për realizim “,tha ajo për Gazetën Blic.

Shala tutje tha se mesatarisht në Kosovë mblidhen 30 mijë tonë mbeturina që mund të krijohen deponi ilegale.

” Kosova mesatarisht çdo vitë nuk arrin të mbledhë 30 mijë tonë me mbeturina,ato janë një sasi shumë e madhe që mbrenda 20 minutave mund të krijohet një deponi ilegale e mbeturinave .Mjaftonë vetëm një qytetarë të ndotë ambientin me një qese ” ,tha ajo për Gazetën Blic.

Shala ka kritikuar inspektoriatin e mjedisit për qmimin e gjobave , gjë e cila po cilësohet jo e duhur për industrite dhe bizneset.

“Në bazë të raportit të fundit nga Inspektoriati i mjedisit mesatarja e gjobave për dëmtuesit e ambientit është pesë mijë euro në nivel shteti ,është gjobë e vogel sepse përfshihen të gjitha kategoritë si bizneset,ndotësit dhe industritë “,tha ajo për Gazetën Blic.

Shala tutje tha se në sistemin e dispozitave ende nuk dihet se cilat produkte do të klasifikohen për reciklim të cilat do të ruajnë ujin e rrymën.

“Do të vendoset se çfarë zgjidhet, por dëshira është që çdo produktë të futet në këtë sistem të dispozitave, për të mos qenë një përdorimësh nëse nuk mundet të ripërdoret, ai produkt mundet të kthehet në reciklim e cila e kursen ujin,rrymën dhe mjedisin “,tha ajo për Gazetën Blic./GazetaBlic/

Intervista e plotë: