Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka folur për ndikimin rus në Kosovë.
Sipas tij, shërbimi rus është permanent në proceset kundër sigurisë në Kosovë, përmes mekanizimit shtetëror të Serbisë.
“Çështjet e zhvillimeve që kanë karakterizuar Ballkanin Perëndimor, ne e kemi potencuar, që shërbimi rus, brenda mekanizimit shtetëror të Serbisë, është permanent, madje edhe udhëheqëse në vazhdimësi të proceseve kundër sigurisë në Kosovë, por edhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai në “Kosova Today”.
“Sa i përket aktiviteteve të spiunazhit, dhe luftës hibride, në nga elementet është spiunazhi, veprimet inteligjente”, u shpreh Shala.
Ai përmend operacionet e AKI-së në një vazhdë kohore prej 15 muajve, aksione këto të suksesshme që zbuluan dhe shkatërruan gjashtë programe të Serbisë që kishin shënjestër Kosovën.


