Analisti Azdren Shala ka reaguar ashpër ndaj nominimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, duke e quajtur atë “mjet multifunksional” të Albin Kurtit brenda Vetëvendosjes, raporton GazetaBlic.
Sipas Shalës, Konjufca shërben sipas nevojave politike të Kurtit dhe votimi i tij nga partitë e tjera do të ishte “gabim i dyfishtë”, sepse do të legjitimonte narrativën e Kurtit.
Ai shtoi se “çdo votë për këdo brenda Vetëvendosjes është votë për Albin Kurtin” dhe se plani i Kurtit, sipas tij, po çon drejt “shkatërrimit të vendit”.


