Lajme

Shala: Prezenca e Trendafilovës ofendon sikur me ardhë silueta e Sllobodan Millosheviqit

05/13/2025 13:55
nga:G B

Prezenca në Kosovë e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, është kriminale, deklaroi opinionisti Azdren Shala.

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova ai shtoi se “kjo zonjë këtu ofendon si me ardhë silueta e Sllobodan Millosheviqit”.

“Për mua është njëjtë sikur imazhi i kësaj zonje në Kosovë, sikur me ma pru një poster të Sllobodan Millosheviqit, është njëjtë në Kosovë. Njëjtë i ofendon ushtarët e luftës. Prandaj pavarësisht peshës ose jo, prezenca e saj me simbolikën mbrapa, është kriminale, i fyen veteranët e luftës, i fyen të gjithë ata që janë të lidhur me luftën”.

“Kjo zonjë këtu me imazhin e saj ofendon aq sa ofendon Sllobodan Millosheviqi. Pikë”, tha tutje Shala.

Konferenca e planifikuar e Trendafilovës është anuluar, siç thuhet, në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillave të Policisë së Kosovës.