Lajme

Shala për rastin Dehari: I vetmi fitues në maskaradat që janë bërë në emër të tij, është Kurti

11/03/2024 11:50
nga:Genita C

Azdren Shala, anëtar i PSD-së ka thënë se i vetmi fitues në maskaradat që sipas tij janë bërë në emër të rastit Dehari, është kryeministri Kurti.

Shala ka reaguar edhe për agjendën e shënimit të 8-vjetorit të vdekjes së Deharit, e ku parashihen turne në shah e ping-pong.

“I vetmi fitues ne krejt maskaradat qe jane bere ne emer te Astritit eshte Albin Kurti. Zbardhne rastin (nese keni cka me zbardhe) lereni turniret se boll keni fitue ne kurriz te ketij djali o matrapaza”, ka shkruar Shala në Facebook.