Lajme

Shala: Për 36 milionë euro në vit Qeveria dhe Kurti po mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve

09/23/2022 07:16
nga:Astrit Gashi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se për 36 milionë euro Qeveria Kurti janë duke e mbajtur peng të ardhmen e nxënësve.

Ai këtë deklaratë e bëri duke e komentuar grevën e mësimdhënëve.

“Sa i përket bazës buxhetore ne jemi duke folur për 36 milionë euro për një vit, unë besoj që kjo qeveri i ka 36 milionë euro me mbyll këtë farë problemi dhe të vazhdojë më tutje… Për 36 milionë euro, Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti është duke e mbajtur peng të ardhmen fëmijëve tanë, të cilën është duke e luftuar direkt”, tha ai.

Në Tëvë1, Shala tha se me “luftën” që kryeministri Albin Kurti i ka shpallur SBASHK-ut është duke e cenuar të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Me luftën të cilën Kurti e ka shpall me sindikatat është duke e cenuar të ardhmen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Ka bazë buxhetore, ka mjete me të cilat mund të plotësohet kjo kërkesë. Ne po flasim për një pjesë që po e shkatërron qëndrueshmërinë ekonomike tonën në të ardhmen duke e pasur parasysh që ne nuk kemi nxënës sot në shkolla të cilët janë duke u edukuar dhe duke u përgatitur për të ardhmen, çka ka me ndodhë pas 15 kur ai nxënës që ka me fillu sot klasën e parë i cili ka me hy në një profesion që ai sot nuk ekziston e ai sot është i privuar nga e drejta për të shkuar dhe për të ndjekur mësimin atje”, tha Shala