Lajme

Shala: PDK ka propozuar heqjen e TVSH-së nga faturat e rrymës

07/28/2022 10:52
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka theksuar se partia e tij ka ka propozuar heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga faturat e rrymës për të parandaluar shtrenjtimin e rrymës për qytetarët gjatë dimrit.

Sipas tij, “është e shqetësuar sepse në mungesë të reagimit të Qeverisë qytetarët shumë shpejt do të përballen edhe me një rritje tjetër të çmimit të energjisë”.

“Kërkojmë vëmendjen e Qeverisë për masa të shpejta dhe të duhura për të menaxhuar situatën në sektorin e energjisë. Në rast se merr masat e duhura do ta pengonte rritjen e tarifave”, ka thënë Shala, duke shpalosur më pas rekomandimet e PDK-së, e në të cilat përpos largimit të TVSH-së, janë edhe rekomandimet për zvogëlimin e çmimit për tarifën e linjitit nga 3 euro në 26 centë, vendosja obligimeve për shitjen e energjisë elektrike tek furnizuesit energjetikë dhe të përjashtohet çdo procedurë burokratike.