Lajme

Shala pas raportimit të shefit të AKI: Mesazh i fuqishëm për Qeverinë, AKI-ja mund t’i parandaloj të gjitha veprimet e inskenuara nga Serbia

07/01/2022 19:26
nga:Genita C

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka thënë se pas raportimit të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në këtë komision, opinioni publik ka dëgjuar një informacion që sipas Shalës, është tejet i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë.

Shala në një prononcim për GazetaBlic u shpreh se, siguria nacionale e Kosovës është duke u monituruar dhe të gjithë skenarët e mundshëm të inskenuara nga Serbia sipas Shalës, mund të parandalohen nga AKI-ja.

“Sipas raportimit është potencuar që “shteti i Serbisë ka angazhuar strukturat e saja ilegale për të monitoru strukturat e sigurisë së Kosovës “, pra nga natyra e punës dihet që AKI-ja vepron e heshtur përmes metodologjisë së saj të veprimit ku nga deklarimi paska indentifikuar persona/grupe të cilat paskan për target infrastrukturën e sigurisë së vendit. Me këtë mund të themi që siguria nacionale e Kosovës është duke u monitoruar dhe ruajtur nga struktura e sigurisë së Kosovës ( AKI ) dhe çfarëdo skenari të mundshëm që mund të inskenohet nga shteti i Serbisë , AKI-ja katë  gjitha mundësit për të vepruar, duke parandalar veprimet e tyre që mund të cenojnë sigurinë nacionale”, thotë Shala.

Një deklarim i tillë është mesazh i fuqishëm edhe për Qeverinë e Kosovës. Kështu thotë Shala, teksa përmend invenstimin në rishkimin buxhetor të vendit.

“Ndërsa nga ky deklarim mund të nxjerrim një mesazh të fuqishem edhe për qeverin e vendit e cila duhet të investoje në rishikim buxhetor të vendit në kete struktur duke garantuar edhe nje efikasitet edhe me të gjere të games se veprimit që ka paravetit”, thotë Shala.

“Dihet që në këtë Komision ka edhe nga komuniteti serb, të cilët këtë mesazh do ia përcjellin Beogradit dhe kjo jep një pasqyrë në Komisionin e Sigurisë së vendit. Për të qenë anëtar duhet domosdoshmërisht të rregullohet përmes ligjit, të bëhet verifikimi edhe i deputetëve që marrin pjesë në mënyrë që të garantohet funksionalizimi i këtij institucioni. Takimet e tilla me drejtorin dhe strukturën tjetër bëhen larg medieve, shkak puna sensitive që ata kanë”, përfundoi Shala.