Lajme

Shala paralajmëron: Përveç Kosovës, këto janë vendet që Serbia ka target të krijojë situatë të ngjashme si Rusia në Ukrainë

12/24/2023 19:27
nga:G C

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka paralajmëruar se Serbia ka target Kosovën dhe disa vende të tjera që të nxisë një situatë të ngjashme sikur që ka krijuar Rusia në drejtim të Ukrainës, raporton GazetaBlic.

“Siguria rajonale dhe zhvillimet që janë duke ndodhur nga ana e Serbisë në drejtim të vendeve që kanë aspiratat euro-atlantike mund të thuhet që Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe BiH do të jenë target nga ana e Serbisë për të nxitur nje situatë të ngjashme sikur që ka krijuar Rusia në drejtim të Ukraines në lidhje me një të ashtuquajtur “operacion special” për deznasifikim në rastin që po potencojmë ndërsa në pjesë të Ballkanit do të jetë situatë e ashtuquajtur narativës serbe për të mbrojtur popullaten serbe në këto shtete nga presioni që behet nga këto qeveri (luftë hibride)”, tha Shala.

Shala për GazetaBlic shton se Kosova ka marrë hapat e duhur që nga 24 shtatori kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë.

“Kosova ka ndërmarrë gjitha veprimet adekuate nga data 24 shtator ku grupi i armatosur serb më mbështetje faktike shtetërore kanë ndërmarrë veprime në cenim të integritetit territorial të Kosovës nga formacionet e akterëve shtetëror por edhe jo shtetëror të Beogradit zyrtar”, tha ai.

“Institucionet e sigurisë në vend ( AKI dhe PK ) kanë të mbuluar çdo lëvizje të mundshme të çfarë do veprimi që mund të paraqiten nga strukturat shtetërore të Serbisë në drejtim të Kosovës,por që NATO do të duhej të ngriste nivelin e saj në fazën preventive për të parandaluar çdo mundësi të këtyre aktorëve shtetëror apo jo-shtetëror të Serbisë në drejtim të Kosovës apo vendeve të tjera të Ballkanit Përendimor, shtoi ai.

Por, kur mund të pritet një situatë e tillë?

“Veprimi se kur mund të presim ndonjë lëvizje nga këto struktura kjo do të varet nga politika e Beogradit zyrtar pas festave të fundvitit se si do të jetë qëndrimi i Serbisë në raport edhe me faktorin ndërkombetar”, tha Shala për GazetaBlic.

Berisha: Deklarata e Kurtit për sulme dëshmon se ai dhe Vuçiqi kanë lidhje kauzale, fakt se kemi skenarë të koordinuar

“Radojçiq po përgatit sulm të ri në veri” – Islami: Nga një shtet si Serbia gjithçka pritet, Kurti e Osmani kanë informatat e hollësishme nga AKI-ja

Paralajmërimi i Kurtit për sulm në Veri, analistët: Të plotësohen urgjentisht kërkesat e PK-së, mund të sulmohen nga grupi që iki më 24 shtator