Lajme

Shala: Nuk besoj që koalicioni AAK – NISMA do ta kalojë pragun

01/17/2024 21:52
nga:G B

Analisti politik, Krenar Gashi ka thënë se koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe Nismës do të jetë i pasuksesshëm.

Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Shala ka thënë se nuk beson që koalicioni AAK-Nisma do të kalojnë pragun.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara me sa e di unë Fatmir Limaj kishte kërkuar që të bënte koalicioni parazgjedhor me AAK-në, por Ramush Haradinaj nuk ka dashur pasi ka qenë i sigurt që e kalon pragun. Ky koalicion nuk është keq për Fatmir Limajn, por për Ramush Haradinajnë është shenj që nuk i ka punët mirë dhe nuk është më i sigurt se mund ta kalojë pragun”, ka thënë Gashi, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se nga ky koalicion përfitojnë të dyja partitë si AAK ashtu edhe Nisma, pasi asnjëra nuk e ka të sigurt që mund ta kalojnë pragun zgjedhor.

“Madje as se bashku nuk besoj që mund ta kalojnë pragun zgjedhor”, ka thënë Gashi.