Lajme

Shala: Në secilin angazhim timin jetësor jam udhëhequr nga një ideal

02/03/2025 12:50
nga:G B

Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet ka përmendur angazhimet jetësore dhe biografinë e tij.

Shala ka treguar se ka qenë fillimisht i burgosur politik, pastaj luftëtar i UÇK-së, ndërsa në liri profesor e ministër.

“Në jetë kam pasur angazhime të ndryshme, por te secili prej tyre jam udhëhequr nga ideali për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Shala në Facebook.