Zgjedhjet e parakohshme të 7-qershorit ishin të tretat me radhë brenda 18 muajve në Kosovës.
Kjo gjendje ka sjellë një krizë të thellë institucionale në vend.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se shpreson që kësaj radhe të formohen institucionet.
Ai potencoi se mos-krijimi i institucioneve krijon pasiguri edhe tek partnerët e Kosovës.
“Unë po shpresoj se sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës nuk do të ketë ndonjë pengesë sa i përket kirjimit të numrave adekuat për të formuar këto dy institucione. Problematika mbetet tek çështja e nivelit presidencial, për zgjedhjen e një personi konsensual për të udhëhequr dhe krijuar një unifikues në raport me zhvillimet politike. Kjo gjë tani për tani në qëndrimet aktuale të takimeve preliminare është bukur shumë e paarritshme por po shpresojmë që pas kalimit të disa ditëve të ketë reflektime por njëkohësisht të ketë edhe një qëndrim sa i përket qëndrimit i cili është fakt se kërkesë e SHBA-ve dhe vendeve anëtare, partenere të Kosovës, që partitë politike të tejkalojnë veteveten dhe në vend të interesave politike të partive veç e veç ta vendosin Kosovën dhe ne të rrugëtojmë së bashku drejt interesave ton. Mos-krijimi i institucioneve krijon një pasiguri tek partnerët tanë por njëkohësisht e argumenton një pikë tejet strategjike që Serbia vazhdon t’a argumentojë pas dyerve të mbyllura se ‘Kosova dhe lidershipi politik në Kosovë nuk mund t’a bëjnë shtetin’. Ne do të duhet që të argumentojmë të kundërtën, të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë tutje” deklaroi Shala për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
VIDEO:


