Lajme

Shala largon nga mbledhja këshilltarin e Hajdarit – Ministrja: U indinjua me fjalët e përdorura ndaj shefes së tij

03/19/2024 12:45
nga:G B

Deputet e opozitës kanë kërkuar që të largohet nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ishte duke u bërë shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut, shefi i stafit të Ministrisë se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kushtrim Dakaj, raporton Ekonomia Online.

Kjo kërkesë erdhi pas reagimit të Dakajt ndaj deklaratave të deputeti të AAK-së Pal Lekaj dhe deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, të cilët kritikuan ministren për mossqarimin e duhur në projektligj sa i përket sistemit të inspektoret komunal.

Largimin e tij e urdhëroi kryetari i këtij Komisionit, Ferat Shala, pasi tha se ai nuk ka të drejtë të bëjë reagime të tilla ndaj deputetëve.

E ministrja Hajdari, tha se largimi i tij është i padrejtë dhe se ajo në këtë mbledhje është bullizuar nga deputetët e opozitës, por që ndaj tyre nuk u murrën masa.

“A është e lejuar që unë të bullizohem nga deputetët e juaj. Jam bullizuar nga deputeti Pal Lekaj dhe deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, respektone legjislacionin në fuqi. Zyrtari që ju e larguat pa të drejtë është shefi i stafit të Ministrisë se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me pa të drejtë është Kushtrim Dakaj. U indinjua aq shumë me fjalët e përdorura ndaj shefes së tij, dhe kur nuk u përdor mikrofoni dhe u përdoren fjalë që ky i dëgjojë më afër, prandaj ishte një largim i tillë”, ka thënë ajo.