Lajme

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

06/26/2025 21:48
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma.

Analisti Azdren Shala, ka thënë se me këtë vendim Kushtetuesja e ka bërë të qartë se bllokuesi është Albin Kurti.

“Në këtë pikë gjykata ka dhënë bukur zgjidhje. Ja ka hequr Vetëvendosjes me vazhdu propagandën e vet populiste që deputetët e ish-opozitës po e bllokojnë Kuvendit. Jo, me ketë vendim po të kallxon që barra është veç e jotja”, deklaroi ai në Klan Kosova.