Lajme

Shala: Kurti për vite me radhë ka zhvilluar negociata të fshehta me Serbinë dhe BE-në – Heqja e sanksioneve erdhi si shpërblim për koncesionet e tij

03/19/2026 09:37
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e Paritsë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një intervistë për GazetaBlic, ka deklaruar se miratimi i ligjit për të huajt është pjesë e një dakordimi më të gjerë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton GazetaBlic.

Sipas Shalës, qeveria Kurti ka zhvilluar për vite me radhë negociata të fshehta me Serbinë dhe Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar në kompromise që prekin fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, energjia dhe dokumentacioni.

“Tashmë është fakt i kryer dhe po shpërfaqet se qeveria Kurti ka pasur tash e disa vite rresht negociata të fshehta me Serbinë dhe Bashkimin Evropian, e këto negociata të fshehta kanë sjellë për pasoj të madhe dhënien e një pjese të sovranitetit në arsim, shëndetësi, energji, në dokumentacion e në lëvizjen e lirë të strukturave paralele serbe që iu është ofruar nga qeveria Kurti me anë të këtij ligji pjeseve të caktuara për zonën e Mitrovicës vecanërisht”, vlerësoi ai.

Ai theksoi se këto zhvillime lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e Marrëveshja e Ohrit, duke sugjeruar se heqja e sanksioneve nga BE-ja ndaj Kosovës ka ardhur si pasojë e përmbushjes së kushteve të caktuara nga kjo marrëveshje.

Tutje, Shala pretendon se qeveria ka bërë lëshime në disa sektorë të rëndësishëm, si arsimi, shëndetësia, energjia dhe dokumentacioni, duke i parë këto si pjesë të një kompromisi më të gjerë politik për të siguruar përkrahje dhe fonde nga BE-ja.

“Dhe në këtë relacion si shpërblim po i hiqen sanksionet që ishin vendosur pikërisht në kohën e negociatave të qeverisë Kurti me Vucicin e me faktorë relevantë evropian në Marrëveshjen e Ohrit. Në esencë është mirë që janë hjekë sanksionet por historia e vendosjes së tyre korespodon me kushtëzim të saktë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton dhe rezulton që qeveria Kurti gjithësisht kryeministri është i shantazhuar dhe është obliguar tash që të bëjë koncesione të mëdha me karakter politik, kulturor dhe historik në dëm të Kosovës, duke dhënë një pjesë të sovranitetit në arsim, shkencë, kulturë, në energji, në dokumentacion si kompenzim për tu rikthyer ose hequr sanksionet e BE dhe për të thithur këto fonde të cilat tashmë ishin të bllokuara”, përfundoi ai për GazetaBlic.