Azdren Shala nga PSD-ja thotë se çështja e dinarit është bërë veç për një arsye nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pra Asociacioni.
Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se me këtë, Kurti është mundur ta bëjë politikanin se gjoja po i sjellë fitore Kosovës.
“Çështja e dinarit për PSD-në që nga fillimi i këtij “problemi”, ka qenë shumë e qartë, Kurti e ka aranzhuar në mënyrë të veçantë një problem për të cilin ka rënë dakord me Vuçiqin në marrëveshjen për Asociacionin”, tha Shala.
“Ky problem aty rregullohet shumë qartë, por Kurti ka dashur ta bëjë politikanin që po i sjellë gjoja fitore Kosovës. Ndërkohë presioni ndërkomëtar situatën e ka kthyer në disfavorin e Kosovës, si shumë herë tjera”, shtoi ai.
Shala shton se ndërkombëtarët nuk bijnë në kurthin e Kurtit.
“Ata nuk mund të bijnë në kurthin e politikave populiste të Kurtit”, tha Shala.
Shala vazhdon ta quaj rolin e presidentes si vegël të kryeministrit Kurti, madje sipas tij, edhe deklarata e saj e fundit në lidhje me çështjen e dinarit është lojë për t’u dukur si e pavarur.
Madje sipas tij, kjo po vërtetohet me faktin se presidentja po reagon mu atëherë kur Kurti ka dhënë sinjale për tërheqje të vendimit.
“Ndërsa ky qëndrim i presidentes Osmani nuk duhet parë asesi si qëndrim kundër Kurtit. Kjo është një lojë e cila e ka vetëm një qëllim, të duket sikur Presidenca është e pavaruar dhe Qeveria nuk e intimidon këtë institucion. Të gjithë e dimë që Vjosa Osmani është vegël e Albin Kurtit. Argumenti pse ky reagim i presidentes është lojë e tregon fakti që, Osmani po reagon në fund, atëherë kur Kurti ka dhënë sinjale që do të tërhiqet, ashtu siç po kërkon faktori ndërkombëtar”, tha Shala për GazetaBlic.
Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit