Lajme

Shala: Kurti i ka mbajtur ligjeratë Lajçakut, ja ka ndryshuar mendjen për 80 përqind

04/29/2021 11:37
nga:Q R

Analisti politik, Krenar Shala, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbajtur ligjeratë të dërguarit Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Blic.

Shala, ka theksuar se Kryeministri Kurti me anë të ligjeratave ja ka ndryshuar mendjen për 80 përqind Lajçakut.

“Albin Kurti i ka mbajtur ligjeratë Lajçakut, jam i bindur se ja ka ndryshuar mendjen nja 80 përqind, e ka mësuar për politik të jashtme, i ka treguar qysh është problemi i Kosovës me Serbinë. Ky ka mundësi që ka dëgjuar ligjerata sot, që kurr në jetë nuk ka dëgjuar. S’ka dëgjuar kurrë ligjeratë më të mirë Lajçaku”, ka thënë ai në Kanal10.

LEXO EDHE:

Kurti pas takimit me Stoltenberg: Integrimi i Kosovës në NATO sjellë paqe e siguri për rajonin dhe Evropën