Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë ditës së sotme në një konferencë për media se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me datën 6 gusht.
Seanca konstituive pritet të mbahet në orën 10:00.
Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeari apo kryetarja e Kuvendit si dhe nënkryetarët.
Po çfarë pritet të ndodhë pas konsituimit të Kuvendit, a mund të ketë marrëveshje ndërmjet subjekteve politike për zgjedhjen e Presidentit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar pas takimit të mbajtur me Kurtin se Partia Demokratike e Kosovës mbetet në opzitë.
Ndërsa LDK-ja, pas nënshkrimeve të mbledhura për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku ka ndërprerë negociata me LVV-në për formimin e institucioneve.
Kështu deklaroi ditë më parë kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.
“Në këtë pikë, më duhet poashtu t’i njoftoi qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisni me të drejtë, tash e sa kohë” deklaroi Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Krenar Shala, duke folur në lidhje me formimin e institucioneve tha se kriza e brendshme në LDK do të ndikoj në arritjen e ndonjë marrëveshje me LVV-në.
‘Kriza e brendshme partiake që po e shoqëron LDK-në do të ndikoj në arritjen e ndonjë marrëveshje me VV-në për të themeluar institucionet’ deklaroi Shala.
Shala pohoi se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Së këndejmi, është pehtë e besueshme që vendi prap do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Votat e nevojshme nga ana e LDK-së do të viheshin në pikëpyetje nëse potencialisht do të kishte një dakordancë për formim të institucioneve” deklaroi Shala në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Krenar Shala, Analist!
/Gazeta Blic/
6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës


