Lajme

Shala kërkon dorëheqjen e Sveçlës: Liroje policinë nga destruktiviteti yt dhe këshilltarëve të tu

05/31/2023 21:30
nga:Genita C

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala thotë se politikat e sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë dështuar.

Shala tha për GazetaBlic se, pjesëtarëve të Policisë së Kosovë nuk ju kanë paguar shtesat e rrezikshmërisë.

“Mund të themi që politikat e sigurisë të MPB që ka dështuar se zbatuari përarsyje që pjesëtarëve të Policisë nuk ju janë paguar shtesat e rrezikshmërise edhe në këtë muaj të 4, nuk janë ekzekutuar”, tha Shala.

Shala pyet pse po ndodhë një gjë e tillë duke marrë parasysh edhe situatën në veri të Kosovës, që siç thotë ai po shkon duke u përshkallëzuar edhe më shumë.

“Pra lind pyetja esenciale pse nuk po ekzekutohet kjo pjesë duke pasur parasysh që situata në veri është duke u përshkallzuar në shkall më të gjerë”, thotë Shala.

“A ka tendencë nga kjo politikë destruktive për zyrtarët e PK nga ana e ministrit në “largim” të MPB që është duke i sabotuar strukturen e PK përmes formës së shtesave që spo zbatohen tani”, shton ai.

“Jeta e zyrtarëve të angazhuar në kuadër PK në përgjithësi e në veri në veçanti, operatorët e stukturave speciale çfarë motivi kanë kur e shohin një ministër në “largim” që i nëpërkemb dinjitetin e zyrtareve që rrezikojnë jetën e tyre për rend dhe ligj, por mbi gjitha për mbrojtje të sovranitetit”, thotë Shala.

Shala thotë se ministri Sveçla duhet të jap dorëheqje.

“Ministër jep dorëheqje dhe liroje policinë nga destruktiviteti yt dhe këshilltareve të tu”, tha Shala.